Cavaliers nuk lejon befasi në finalen e Lindjes (Video)

PUBLIKUAR

Basketbollistët e Cleveland Cavaliers arritën fitoren e parë në serinë finale të Konferencës Lindore të NBA-së.

LeBron James me bashkëlojtarët kanë triumfuar kundër befasisë së këtij viti Toronto Raptors me rezultat 115:84.

Gjithashtu vlen të theksohet se kjo është fitorja e tyre e nëntë dhe deri më tani nuk kanë asnjë humbje në “Play Off”, transmeton Telegrafi.

LeBron James përfundoi takimin me 24 pikë, 6 kërcime dhe 4 asistime, por basketbollisti më efikas ishte Kyrie Irving me 27 pikë, ndërsa Kevin Leo shtoi 14 pikë.

Nga ana tjetër, basketbollistët më të mirë ishin DeMar DeRozan me 18 pikë, Bizmek Bijombo shënoi 12 pikë dhe 4 kërcime, ndërsa Lauri shtoi 8 pikë.

Vlen të ceket se ndeshja e dytë do të luhet të enjten në qytetin e Clevelandit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...