Çaushi: Vetëvendosje nuk i dogji veturat, sulmet nuk janë të papritura

PUBLIKUAR

Nënkryetari I Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Driton Çaushi, në emisionin “Info – Box”, të RTV Dukagjini, ka theksuar se protestës së organizuar nga opozita e bashkuar, vazhdimisht po i bashkëngjitet një numër i madh i njerëzve.

Sipas tij, pas 6 muajve kundërshtim, e kanë ndryshuar formën e reagimit si opozitë, duke theksuar se “do të vazhdojmë me format që i kemi shfrytëzuar edhe më herët”.

I pyetur se si e vlerëson sulmin ndaj veturave të ministrave të Qeverisë së Kosovës, Memli Kransiqi dhe Bajram Gecaj, ai ka thënë se këto sulme nuk kanë të bëjnë më Vetëvendosjen, por që sipas tij, pas agresivitetit të Qeverisë ndaj opozitës dhe qytetarëve të Kosovës, nuk është e papritur të ndodhin edhe sulme të tilla.

“Hashim Thaçi, është personi i cili nuk e përfaqëson unitetin e popullit, por unitetin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ai është personi më i gabuar për këtë pozitë”, ka thënë Çaushi, duke folur për zgjidhjen e presidentit.

Sipas tij, liderët e opozitës janë duke zhvilluar një takim, për tu koordinuar se cilat do të jenë veprimet e deputetëve të opozitës së bashkuar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gucati paralajmëron: Nëse nuk miratohet ligji për Specialen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të tjerë nëse Qeveria e Kosovës...

ATK nis verifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë kaluar pragun e 30 mijë eurove për TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar...

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...