Çaushi: FSK të mos negociohet në Bruksel

PUBLIKUAR

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi ka bërë kritika për mënyrën se si është dialoguar dhe marrëveshjet që janë arritur deri tani në kuadër të dialogut në Bruksel.

Në debatin publik të mbajtur sot në Gjakovë, nga Institui Demokratik i Kosovës, Çaushi ka thënë se marrëveshjet e arritura deri tani jo vetëm kanë shkaktuar pakënaqësi por edhe kanë bërë Kosovën më pak të pavarur.

Po ashtu ai ka shtuar ndër të tjera se Kosova duhet të kushtëzojë Serbinë në këtë dialog me njohjen e ndërsjellë, largimin e Kosovës si pjesë e Serbisë nga Kushtetuta e Serbisë, kthimin e të pagjeturve, reparacionet si dhe ndjekjen e atyre që kanë kryer krime.

Lidhur me transformimin e FSK-së Çaushi, ka thënë duhet të jetë një projektligj i menduar mirë dhe nuk duhet të jetë pjesë e negocimit në Bruksel, njofton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...