
Iker Casillas ka theksuar se synimi i Realit është ta mbyll këtë vit në pozitën e parë.
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka folur për synimet e skuadrës së tij për këtë vit.
Ai theksoi se deri në Krishtlindje, Reali duhet të dalë lider në renditjen e La Ligës.
“Synimi ynë është i njëjtë nga fillimi i sezonit: Ne duhet të provojmë të jemi lider për Krishtlindje”, u shpreh Casillas.
“Dhe, e kemi bërë një hap të rëndësishëm drejt realizimit të objektivit duke e mposhtur Barcelonën”, shtoi tutje portieri spanjoll.


