Casillas i etur ta mposht Mourinhon

PUBLIKUAR

Portieri i Portos, Iker Casillas, ka thënë se ai dhe pjesa tjetër e ekipit janë të fiksuar që ta mposhtin Jose Mourinhon të mërkurën.

Chelsea dhe Porto luftojnë për pozitën e parë në grup dhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve, teksa Dinamo Kyiv është vetëm dy pikë prapa.

“Porto nuk është përgatitur për një ndeshje defensive sepse do të ishte katastrofë po që se humbasim. Ne jemi të fiksuar që të qëndrojmë në Ligën e Kampionëve”.

“Ne kemi pasur fazë të mirë. Mourinho është trajner që gjithmonë dëshiron fitoren dhe tash e do ndaj klubit të tij të vjetër. Por, ne kemi mentalitetin dhe do t’i bëjmë të vuajnë”.

“Do të ishte goditje largimi nga Liga e Kampionëve. Chelsea nuk po luan në nivelin më të lartë të mundshëm edhe pse ka skuadër të fortë që mund të mposhtë secilin ekip në botë”, u shpreh Casillas. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...