Casillas e braktis futbollin, i bashkohet stafit të Portos shkaku i sulmit në zemër

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Iker Casillas do ta marrë rolin e drejtorit në Porto duke e braktisur lojën e futbollit për ta vazhduar rikuperimin nga sulmi në zemër që e pësoi në maj.

Ish-portieri i Real Madridit, nuk dëshiron të pensionohet nga futbolli profesionist, por do të largohet përkohësisht nga loja aktive, transmeton Gazeta Express.

38-vjeçari tani do të jetë urë lidhëse mes lojtarëve, trajnerit dhe bordit të klubit në Porto. Klubi i ka premtuar atij se e ka derën e hapur për t’iu kthyer futbollit në të ardhmen.

“Tani do të bëj diçka ndryshe nga ajo që e kam bërë deri tani, larg fushës”, tha Casillas për Porto Canal.

“Do të përpiqem të jem urë lidhëse mes ekipit dhe klubit. Trajneri (Sergio Conceicao) më tha se dëshiron që unë të qëndroj me ta, pranë lojtarëve, pranë të rinjve sepse do të ketë shumë ndryshime”, shtoi ai.

“Do ta jap më të mirën për t’iu ndihmuar bashkëlojtarëve të mi”, theksoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...