Casillas: Dua trofe me Porton

PUBLIKUAR

Iker Casillas është shprehur i bindur se do të fitojë trofe këtë sezon me Porton.

Portieri spanjoll braktisi Real Madridin, duke u transferuar te klubi portugez dhe ka folur për synimet e tij me ekipin e ri.

“Unë u bashkova me Porton më shumë për besimin dhe mirëkuptimin që pata me Julen Lopetegui”, ka thënë Casillas për faqen zyrtare të klubit.

“Pata disa oferta tjera, të cilat nuk më bindën, por doja që ta lija Spanjën”.

“Jam këtu që të vazhdoj zhvillimin tim dhe ne do të punojmë shumë për të fituar trofe si në Portugali dhe në Evropë”. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...