Casemiro, optimist: Mungesa e tifozëve i konvenon Real Madridit

PUBLIKUAR

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro, thotë se zhvillimi prapa dyerve të mbyllura i ndeshjes kundër Manchester Cityt i ndihmon madrilenëve në tentimin për ta përmbysur rezultatin në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi do të udhëtojë të premten në stadiumin Etihad për ndeshjen kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt të Pep Guardiolën, pasi ndeshjen e parë e kishte humbur me rezultat 2:1, transmeton Gazeta Express.

Gabriel Jesus dhe Kevin de Bruyne i kishin shënuar golat kundër Real Madridit, që mbeti pa kapitenin Sergio Ramos shkaku i një kartoni të kuq. Kështu, djemtë e Guardiolës e morën një fitore të madhe në Santiago Bernabeu.

Real Madridi tani do të tentojë ta përmbysë rezultatin e ndeshjes në Mançester, mirëpo ylli Casemiro beson se skuadra e Zinedine Zidane mund të përfitojë nga zhvillimi i ndeshjes pa tifozë në stadium.

“Pa tifozë, është plotësisht ndryshe. Do të jetë një ndeshje shumë e mirë, por edhe e vështirë për të dyja skuadrat”, ka thënë Casemiro.

“Por, ne jemi Real Madridi dhe ne e dimë se e kemi një mundësi për të kaluar. Ata s’do t’i kenë tifozët e tyre dhe kjo na favorizon paksa”.

“Megjithatë, lojtarët janë të njëjtë, trajneri është i njëjtë dhe ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se sa vështirë do të jetë sepse ata e kanë një skuadër të mrekullueshme”.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...