Casemiro: “Do t’u them nipërve të mi se kam luajtur me Kroosin dhe Modricin”

PUBLIKUAR

Mesfushorët më të mirë në botë dhe më të veçantë, për Casemiron, janë dyshja me të cilët ka fituar gjithçka, Toni Kroos-Luka Modric.

Me ta në fushë, Casemiro ka arritur që ngrejë shumë trofe, përfshirë tre trofe të Champions League me radhë.

Për të, është privilegj të ndash gjithçka me Modric e Kroos.

“Është një privilegj të luaj për kaq shumë vite për klubin më të madh në botë dhe mendoj se do të kuptoj edhe më shumë atë që kem arritur vetëm kur e gjithë kjo të përfundojë një ditë”, tha për ESPN Casemiro.

“Është privilegj të luash së bashku me Luka Modric dhe Toni Kroos. Është kënaqësi që kam luajtur me ta kaq gjatë dhe do t’u them nipërve të mi se kam pasur fatin të luaj me dy lojtarë të jashtëzakonshëm, dy ikona të futbollit”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...