Çartet Zharku nuk flet për hetimet, i quan sulme ndaj tij

PUBLIKUAR

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku nuk ka dashur të prononcohet rreth hetimeve që po bëhen ndaj tij nga Prokuroria Speciale e Kosovës, për përfshirjen e tij direkt në dallaveret me lejen për kyçje të kompanisë “Al Petrol”.
Sipas dokumenteve të siguruara nga “Arbresh. info”, Zharku ka bërë shkelje duke i lëshuar një herë leje kompanisë “Al Petrol”, në rrugën nacionale në hyrje të në autostradës “Ibrahim Rugova” në Çagllavicë, e që pastaj duke ia revokuar, me qëllim të përfitimit, bashkë me disa zyrtarë të tjerë.

I kontaktuar nga Arbresh.info, ministri Zharku i mllefosur, raportimin për hetimin e tij për këtë rast e ka quajtur sulm ndaj tij.

“Pash zotin mos bën hajgare. Çka të doni shkruani, por nuk është e drejt . Nuk po di ku po ju dhemb që po lyheni me mu. Për cilin rast me të fol? Po çfarë prokurorie…. 200 letra si ato që i keni publiku janë në ministri. Sen s’du me fol për këtë rast. Mos fol palidhje. Çka të duash shkruaj”, ishte përgjigja e Zharkut.
“Arbresh. info” ka provuar të kontaktoj edhe me pronarin e “Al Petrol”, Latif Kryeziun, por kontakti me të ka qenë i pamundur pasi, sipas zyrtarëve të kësaj kompanie ai gjendet në një udhëtim jashtë vendit.

Ndryshe, Arbresh.info ka raportuar se ministri Zharku po hetohet organet e hetuesisë lidhur me përfshirjen e tij direkt në dallavere me leje për kyçje të kompanisë “Al Petrol” në rrugën nacionale në hyrje të në autostradës “Ibrahim Rugova” në Çagllavicë.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...