Çartet Kuka, bombardon qeveritarët (Foto)

PUBLIKUAR

Driton Kuka, trajneri i Majlinda Kelmendit, ka shpërthyer me një mesazh në rrjetin social Facebook.

 

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka është mllefosur me qeveritarët e Kosovës. Sipas trajnerit të Majlinda Kelmendit, premtimet për sporti e xhudos kanë mbetur vetëm fjalë, përcjell Express.

 Ky është mesazhi i plotë i Kukës

Euforia kaloi, medaljen e artë Olimpike e kemi sjell në shtetin tonë e për popullin tonë!

Kaloi edhe “meritokracia” e shumë njerëzve rreth ekipit tonë me sesione fotografike!

Ne vazhdojmë punën çdo ditë 4-8 orë në ditë dhe atë unë me nxënësit e mi, deri sot asnjë ndryshim as lëvizje pozitive përveç fjalëve për Sportin e xhudos, për ekipin Olimpik për Tokyo 2020 …

Shteti dha Shpërblimet sipas ligjit, me një përjashtim pozitiv karshi Norës nga Ministri, por asnjë institucion tjetër asnjë lëvizje, mos mendoni që nuk i kuptojmë sjelljet Hipokrite të disa institucioneve e besa edhe individëve që vrapuan të duken sikur kan ba namin duke kontribuar për medaljen e artë Olimpike …

Mos të mendoj askush që me qetësi do tejkalohen dështimet e shumë njerëzve karshi Sportit do i shpalosim krejt një nga një.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...