Carrick do të pensionohet në fund të sezonit

PUBLIKUAR

Carrick do t’i thotë lamtumirë futbollit të luajtur, e konfirmon Mourinho.

Michael Carrick është rikthyer në ekipin e parë me Manchester United pas lëndimit që e la jashtë disa muaj, por duket se anglezi do të pensionohet në fund të sezonit. Këtë e ka konfirmuar Jose Mourinho, që pret 36 vjeçari t’i bashkohet stafit të trajnerëve.

“Mendoj se do të ndalojë së luajturi futboll, lëndimi për një kohë mendoj se ka qenë i mirë për të dhe për ekipin”, u shpreh Mourinho.

“Jemi të lumtur për Carrick kështu që pres që ai t’i bashkohet stafit të trajnerëve, nëse nuk ndryshon mendjen, por klubi do të ishte i lumtur nëse ai e bën këtë”, shtoi portugezi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...