Carlos: Neymar më i miri, pas Messit dhe Ronaldos

PUBLIKUAR

Carlos: Neymar më i miri, pas Messit dhe Ronaldos

Roberto Carlos e ka quajtur Neymarin “fenomen”, edhe pse pranon se ai është prapa dyshes më të mirë në botë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

“Neymar është fenomen. Ai i është adaptuar futbollit evropian shumë shpejt. Ai ka bërë disa paraqitje të shkëlqyeshme me Barcën dhe me Selecaon”.

“Puna është se Messi dhe Cristiano Ronaldo po bëhen më të mirë çdo ditë. Neymar përpiqet të arrijë nivelin e tyre, por secilën herë që ai u afrohet ata vetëm bëhen më të mirë”.

“Andaj, për mendimin tim tre lojtarët më të mirë në botë këtë sezon ishin Cristiano, Messi dhe Neymar”, ka deklaruar Carlos.

Neymar ka të shënuara 42 në 60 paraqitje për Brazilin, duke u rreshtuar në vendin e pestë të golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të kombëtares. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...