Carlo Ancelotti rikthehet në La Liga

PUBLIKUAR

Carlo Ancelotti mund të rikthehet në La Liga pasi Athletic Bilbao është e gatshme t’ia ofrojë atij postin e trajnerit të skuadrës.

Sipas El Gol Digital, Athletic është i gatshëm ta shkarkojë Jose Angel Ziganda, pas rezultateve të dobët dhe renditjes në pjesën e fundit të tabelës në La Liga, si dhe eliminimit nga Kupa e Mbretit qysh në rrethin e tretë, transmeton Express.

Si pasojë, ekipi bask është duke i vlerësuar opsionet për trajner të ri, dhe sipas transmetuesit spanjoll, Ancelotti është në mesin e tyre.

58-vjeçari ka qenë në stol të Real Madridit nga viti 2013 deri më 2015, duke u udhëhequr skuadrën drejt titullin historik, të 10-in, në Ligën e Kampionëve qysh në sezonin e tij të parë.

Për më tepër, ish-trajneri i Milanit, e ka bërë të qartë se nuk e ka ndërmend ta marrë drejtimin e Italisë dhe se tani dëshiron ta drejtojë ndonjë klub. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...