Carles Puyol e refuzon ofertën e Barcelonës

PUBLIKUAR

Legjenda e Barcelonës, Carles Puyol, e ka refuzuar ofertën për t’u bërë drejtor sportiv i klubit katalonas.

Presidenti i Barçës, Josep Maria Bartomeu, zbuloi në fillim të shtatorit se klubi ishte në bisedime me Puyolin për rolin e drejtorit sportiv, transmeton Gazeta Express.

Puyol i zhvilloi 593 ndeshje në të gjitha garat për Barcelonën, ndërsa i pati edhe mbi 100 paraqitje për Spanjën, duke e fituar Kampionatin Evropian 2008 dhe Kupën e Botës 2010.

Ai u pensionua në fund të sezonit 2013/14, pasi e kaloi tërë karrierën te Barça.

Megjithatë, tani në moshën 41-vjeçare, ai e ka hedhur poshtë mundësinë për t’u kthyer në klub si drejtor sportiv, duke thënë se angazhimet personale ia pamundësojnë ta marrë këtë rol.

Puyol njoftoi se e ka refuzuar ofertën e ish-klubit për shkak të angazhimeve familjare.

“Kam vendosur të mos e pranoj ofertën e klubit. Nuk ka qenë vendim i lehtë, por projektet e ndryshme personale ma pamundësojnë këtë”, tha Puyol. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...