Cardi B takohet me një shqiptar, thotë se është e vetëdijshme që emri i saj në shqip është fjalë e pisët

PUBLIKUAR

Reperja me famë botërore, Cardi B, së fundmi ka pasur rastin që të takohet me një shqiptar.

Bëhet fjalë për ish-menaxherin e këngëtarëve të estradës, Drin Zatriqin, me të cilin nuk ka hezituar që edhe të realizojë një video shumë interesante.

Cardi B (Foto: Anthony DelMundo-Pool/Getty Images/Guliver)

Videoja e cila po qarkullon në rrjetet sociale, shfaq reperen e famshme amerikane teksa përshëndet shqiptarët.

Ajo madje përgjatë videos tregon edhe se e di që shqiptimi i emrit të saj në shqip, jep një kahje tjetër të një fjale të pisët.

“Hej, a nuk do të thotë emri im në shqip k***”, ka thënë Cardi B, duke shkaktuar shumë të qeshura.

E njëjta ka një miqësi shumë të mirë edhe me këngëtaret shqiptare me famë botërore: Rita Ora dhe Bebe Rexha me të cilat vitin e kaluar ka sjellë bashkëpunim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë!

Fuego ka ndarë një rrëfim për raportin e tij me këngëtarin Mozzik, duke zbuluar...

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...