Cardi B rrezikon të dënohet me 4 vjet burg

PUBLIKUAR

Cardi është akuzuar javën e kaluar për 12 akuza, duke përfshirë 2 akuza për veprën penale të një sulmi me tentim për të shkaktuar lëndime të rënda fizike. Akuza të tjera përfshijnë rrezikshmëri të pamatur, sulme, kërkesë penale, konspiracion dhe ngacmim, transmeton Indeksonline.

Kjo erdhi pasi reperja ishte akuzuar fillimisht me vetëm 2 kundërvajtje për dyshimin se kishte urdhëruar një sulm ndaj 2 vajzava që janë motra – Jade dhe Baddie Gi – në gusht 2018 në strip klub.

Megjithatë, pasi Cardi hodhi poshtë një marrëveshje mbi pranimin e fajësisë që do t’i jepte një shkarkim të kushtëzuar në këmbim për pranimin e fajit për një kundërvajtje të vetme … një juri e madhe u mblodh dhe përfundimisht dha akuzën prej 12 akuzash.

Sipas TMZ Cardi u arrestua në tetor për rolin e saj të dyshuar në incidentin e klubit, në të cilin 2 gra pretendojnë se janë lënduar kur njerëzit e Cardit filluan të hedhin shishe dhe karrige.

Nëse dënohet për akuzat për krime të reja, thuhet se Cardi do të përballet me 4 vjet burg. /Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë!

Fuego ka ndarë një rrëfim për raportin e tij me këngëtarin Mozzik, duke zbuluar...

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...