Katër prej gjigantëve të futbollit anglez do të përballen mes vete në rreth e katërt të Carabao Cup, apo Kupës së Ligës.
Chelseat i ka rënë shorti të jetë nikoqir i Manchester Unitedit, ndërsa Arsenali do të përballet me Liverpoolin, raporton Gazeta Express.
Chelsea do të kërkojë të hakmerret ndaj Unitedit për humbjen 4:0 në Old Trafford në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në Premierligë, derisa Liverpooli do të përpiqet ta zgjasë në nëntë ndeshje ecurinë pa humbje kundër Arsenalit.
Ndërkohë, Aston Villa do të përballet me Wolves. Leicester City me Burton.
Fituesi i Kupës së Ligës sezonin e kaluar, Manchester City, do të përballet me Southampton, ndërsa Evertoni me Watford.
Colchester, klubi që e eliminoi Tottenhamin në rundin e tretë, do të ndeshet me Crawley.
Oxfrod, që e shkatërroi West Hamin, do të ketë punë me Sunderlandin.
Ndeshjet e rundit të katërt do të zhvillohen më 28 tetor.



