Capello zbulon se cili ishte futbollisti më i mirë që e ka stërvitur ai

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Fabio Capello i ka stërvitur shumë emra të mëdhenj të futbollit botëror, prandaj e ka të vështirë ta zgjedhë cili ka qenë më i miri prej tyre. Ai nuk mund të zgjedhë mes brazilianit Ronaldo dhe legjendës holandeze Marco Van Basten.

Gjatë karrierës së të tij të bujshme, trajneri italian i ka udhëhequr klube si Real Madrid, Milan, Juventus dhe Roma, e po ashtu Kombëtare si Anglia dhe Rusia, transmeton Gazeta Express.

I pyetur nga Radio Deejay se cili ka qenë futbollisti më i mirë që e ka stërvitur ai, Capello përmendi tre emra, Ronaldon, Van Bastenin dhe Paolo Maldinin.

“Është vështirë të them. Mbase më i miri ishte Maro Van Basten. Por, edhe Ronaldo [braziliani]. Kur ai ishte me mua kishte shtuar shumë peshë dhe prapëseprapë kishte cilësi të mëdha në këmbë, driblime madhështore dhe cilësi unike. Por as dy mbrojtësit, Baresi dhe Maldini, as ata nuk mund t’i harroj”, tha Capello. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...