Ish-trajneri i Milanit, Fabio Capello, thotë se Ralf Rangnicu ka bërë gjëra interesante, por të parëndësishme në Gjermani, transmeton “Zeri.info”.
Capello beson se Milani duhet t’i qëndrojë besnik Stefono Piolit.
“Nuk e njoh atë, ai ka bërë gjëra interesante, por të parëndësishme në Gjermani dhe arrin në një kampion të cilin nuk e njeh”, u shpreh Capello.
“Do të jetë një tjetër vit zero dhe besoj që Milani do ta humbë edhe një tjetër edicion”, shtoi 74-vjeçari, i cili kishte fituar katër tituj të Serisë A dhe një Ligë të Kampionëve me kuqezinjtë.
“Pioli solli një mentalitet grupor të paparë më herët, kuqezinjtë duhet ta vazhdojnë rrugëtimin, të cilin e kanë marrë. Me disa nënshkrime të mëdha ai mund të bëhet garues”, deklaroi ai. /Zëri


