Capello: Mourinhon dhe Conten i ka lënë mendja

PUBLIKUAR

Fabio Capello është i habitur si Jose Mourinho dhe Antonio Conte e kanë lënë grindjen e tyre publike të shkojë kaq larg, duke thënë se atyre iu ka ikur mendja.

Conte dhe Mourinho janë duke u grindur me fjalë publikisht që prej se portugezi sugjeroi se rivali i tij është kloun për shkak se është shumë i gjallë në vijën anësore, transmeton Express.

“Është fanella e Chelseat që i bën nervoz trajnerët. Të gjithë i mbajmë në mend ankthet kur ai [Mourinho] ishte trajner i Chelseat”, ka thënë Capello.

Ai ka shtuar se Conte tani po e bën saktësisht të njëjtën gjë që dikur e bënte Mourinho.

“Conte po e bën pikërisht të njëjtën gjë si Mourinho. Të gjithë e mbajmë mend Mourinhon duke rënë në gjunjë në mes të fushës apo Mourinhon duke vrapuar pas ndonjë fitoreje”, ka shtuar trajneri italian.

Por, Capello mendon se ata e kanë tepruar duke shkuar shumë larg me këtë zënkë.

“Atyre iu ka ikur mendja krejtësisht. Nuk e imagjinoja se do të shkonin kaq larg”, ka thënë ai. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...