Fabio Capello thotë se ai është neveritur nga mënyra se si ish-klubi i tij, Milani, i ka trajtuar legjendat si Zvonimir Boban dhe Paolo Maldinin.
Zvonimir Vovan dhe Paolo Maldini kishin luajtur të dy në Milan gjatë kohës sa trajner në San Siro ishte Fabio Capello. Gjatë atyre viteve të 90-ta, Milani i fitoi katër tituj të Serisë A dhe Ligën e Kampionëve në vitin 1994, transmeton Gazeta Express.
Ish-futbollisti kroat Boban u emërua drejtor i futbollit verën e kaluar në San Siro, ndërsa Maldini e mori rolin e drejtorit teknik, përderisa Milani ua besoi detyrat drejtuese ish-futbollistëve për ta kthyer lavdinë në klub.
Megjithatë, Boban dha dorëheqje në mars pas interesimit të Milanit për emërimin e Ralf Rangnickut si trajner, gjë që Boban tha se klubi e bëri prapa shpinës së tij me Maldinit. Edhe Maldini tani spekulohet se mund të largohet, pasi që Rangnick duket gjithnjë e më afër pozitës së trajnerit në Milan.
Capello është zemëruar nga mungesa e respektit që Milani e ka shfaqur, sipas tij, ndaj legjendave të klubit dhe thotë se edhe ai do të kishte vepruar si Bobani dhe do të kishte dhënë dorëheqje nëse do të ishte vendosur në atë pozitë.
“Mënyra se si Bobani dhe Maldini janë trajnuar më neverit. Di drejtorë, ata e kanë shfaqur të njëjtin sinqeritet që e kishin edhe si lojtarë”, ka thënë Capello për Corriere dello Sport.
“Unë do ta kisha bërë atë që e bëri edhe Bobani dhe nuk do ta veshja fare fanellën. Dinjiteti vjen para gjithçkaje tjetër”. /Gazeta Express/


