Canoski: Me kënaqësi e nënshkruam Platformën për Maqedoni demokratike

PUBLIKUAR

Partia për ardhmëri evropiane (PAE) me kënaqësi e nënshkroi Platformën, për zgjedhje të drejta dhe demokratike, për Maqedoni të lirë, deklaroi lideri i partisë, Fiat Canoski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

– Ne si parti edhe më herët kemi dhënë demante dhe nuk pranojmë të shkohet në zgjedhje me listë të pa pastruar zgjedhore, pa media të pavarura dhe gjithçka që nevojitet për zgjedhje të drejta dhe demokratike. Ne si parti edhe më parë kemi qenë në koalicion me LSDM, në vitin 2011. Ishte e natyrshme që të na vijë ftesa dhe është e natyrshme që ne të bëjmë koalicion për zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të mbahen ato, me Lidhjen social-demokrate të Maqedonisë. Është kënaqësi të jemi bashkë, me një qëllim të vetëm, Maqedonia të ketë zgjedhje të drejta dhe demokratike, theksoi Canoski./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...