Cannavaro: Ronaldos nuk do t’i frikësohesha aspak

PUBLIKUAR

Ish-mbrojtësi i Italisë, Fabio Cannavaro, beson se nuk do ta kishte pasur problem të përballej me Cristiano Ronaldon në kohën e tij.  

Cannavaro i shijoi vitet më të mira të karrierës nga viti 2004 deri më 2006, kur e fitoi Kupën e Botës me Italinë, raporton Gazeta Express.

Ai e fitoi Topin e Artë më 2006 dhe është lojtari i fundit italian që e ka fituar këtë çmim.

“Topi i Artë ishte rezultat i jashtëzakonshëm, por erdhi vetëm falë paraqitjeve të mia në Kupën e Botës”, tha Cannavaro.

Ish-mbrojtësi i Interit, Juventusit dhe Real Madridit beson se sulmuesit e sotëm nuk do ta frikësonin, përfshirë Cristiano Ronaldon e Manchester Unitedit.

“Son Heung-min dhe Harry Kane shumë, shumë të fortë. Koreani më ka mahnitur më së shumti”, nënvizoi ai.

“Pierre-Emerick Aubameyang është lojtar fantastik po ashtu, si Cristiano Ronaldo. Por unë nuk do të frikësohesha nga ata. Të gjitha do ta kishin pasur të vështirë kundër Cannavaros në kulmin e karrierës së tij”, shtoi ai.

Në shtator, Cannavaro e ndërpreu marrëveshjen me Guangzhou dhe tani shpreson ta vazhdojë karrierën e trajnerit në Evropë./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...