Marcelo Brozovic mund të transferohet në Kinë
Legjenda Fabio Cannavaro, e dëshiron Marcelo Brozovicin te skuadra e Tianjin Quanjian. Sipas asaj që raporton “Calciomercato.com”, skuadra që drejton Cannavaro ka bërë gati 50 milionë euro për mesfushorin kroat, transmeton Gazeta Express.
“Calciomercato.com” shkruan se Interi mund të negociojë për një shifër të tillë, por është lojtari ai që mund të krijojë probleme pasi është i lumtur në Milano së bashku me familjen e tij dhe nuk dëshiron të ndërrojë skuadër. /Express/



