Cannavaro: Futbolli në Itali është fe, besim dhe pasion

PUBLIKUAR

Ish-mbrojtësi i Sassuolos, Paolo Cannavaro, thotë se futbolli është fe, besim dhe pasion në Itali, prandaj edhe ka bërë thirrje që sezonin aktual në Serie A të rifillojë sa më shpejt.

38-vjeçari, i cili u pensionua nga futbolli në janar të vitit 2018, këmbëngul se vendimi i duhur do të ishte kompletimi i sezonit 2019/20, transmeton Gazeta Express.

“Unë jam për rifillimin e sezonit. Është më mirë ta përfundojmë këtë sezon sesa ra nisim një të ri. Futbolli i jep jetë shumë njerëzve. Prandaj duhet të rikthehet patjetër”, tha Cannavaro.

Cannavaro, i cili tani punon si ndihmës i vëllait të vet të madh dhe ish-kapitenit të Italisë, Fabios, nënvizon se Italia ka nevojë për futboll.

“E vërteta është se futbolli në Itali është fe, besim dhe pasion që nuk mund ndalohet nga askush. Nëse shumica e vendit dëshiron të flasë për futboll, nuk është faji i askujt. Futbolli është motor që e çon përpara Italinë”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...