Candreva gëzon Chelsean e Man Unitedin: “Më pëlqen Premierliga”

PUBLIKUAR

Candreva thotë se do të dëshironte të luajë në Premierligë.

Anësori i Interit, Antonio Candreva, që kërkohet nga klube si Arsenali, Chelsea e Manchester Unitedi, u ka dhënë sinjale pozitive gjigantëve anglez.

Në një intervistë për magazinën “Calcio 2000”, italiani shprehu dëshirën për të luajtur një ditë në Premierligë.

“Me të vërtet më pëlqen Premierliga, është një kampionat i jashtëzakonshëm. Do të dëshiroja shumë që të luaj në Premierligë”, u shpreh italiani.

“Serie A po tregon këtë sezon se është ligë e vështirë, por gjithashtu tani ka disa ndeshje zbavitëse. Mendoj se ekipet italiane po përmirësohen dhe mund të bëjnë mirë në Evropë gjithashtu”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...