Cancelo e Rafinha – e ardhmja vendoset nga Championsi

PUBLIKUAR

Interi do të përballet me një finale të fortë sezoni. Sigurimi i Champions League do të jetë deciziv për planet e skuadrës në merkaton e verës.

Kualifikimi në Champions League do të vendosë për manovrat e argjentinasit Laurato Martinez, De Vrij dhe Asamoah, por për më shumë edhe për blerjen përfundimate të Cancelo e Rafinha.

Për portugezin Valencia kërkon 40 milionë euro, ndërsa Barcelona kërkon 35 milionë euro brenda 30 qershorit.

Portugezi është bërë shumë i rëndësishëm në zgjidhjet taktike të trajnerit Spalletti, duke qenë padyshim mbrojtësi i djathtë më i mirë i Serie A, raporton Tch. Edhe braziliani, që vinte pas një periudhe të gjatë pushimi pas dëmtimit, është përshtatur me skuadrën dhe ka fituar vendin e  titullarit.

Cancelo ka një vlerë prej 40 milionë eurosh, por Inter mund të paguajë vetëm 10 milionë, nëse Valencia vendos që të mbajë Kondogbia.

Për Rafinha llogaritë janë ndryshe: Barça nuk pranon ulje dhe kërkon 35 milionë euro deri në 30 qershor.

Nëse Inter nuk shet ndonjë nga futbollistët e tjerë të skuadrës apo nëse pronarët kinezë nuk e ‘zgjidhin qesen’, Inter rrezikon shumë të ketë një skuadër kualitative për sezonin e ardhshëm. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...