Futbollisti shqiptar, Lorik Cana, ka marrë karton të kuq në ndeshjen e Serie A, ndërmjet Lazios dhe Sassuolos.
31-vjeçari u ndëshkua me një karton të verdhë në pjesën e parë (42’), ndërsa porsa filloi pjesa e dytë (49’), ai e mori edhe një tjetër.
Kësaj radhe ai shkaktoi penalti dhe u përjashtua nga loja. Domenico Berardi e konvertoi në gol njëmbëdhjetëmetërshin. Pas golit të pësuar rezultati u bë 3-2.
Përkundër inferioritetit numerik në fushë, Biancocelestët arritën që ta ruajnë epërsinë dhe e fituan takimin.
Në minutën e 61-të gjërat u baraspeshuan sa i përket numrit të lojtarëve, pasi edhe Federico Peluso e mori kartonin e dytë të verdhë. /Telegrafi/




