Cana, trajner i Kombëtares shqiptare

PUBLIKUAR

Lorik Cana, ish kapiteni i Kombëtares shqiptare, nuk e ka përjashtuar mundësin që ta drejtoj Shqipërinë në të ardhmen

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, u ka dhuruar tifozëve një kënaqësi të veçantë duke komunikuar drejtpërdrejt me ta nëpërmjet një bashkëbisedimi në “Instagram”.

Cana u është përgjigjur pyetjeve të shumta që i bënin tifozët, derisa gjatë bashkëbisedimit nuk e ka përjashtuar mundësin që ta drejtoj Kombëtaren në të ardhmen, përcjell Express.

“A do të bëhesh trajner i kombëtares? Nuk e kam unë në dorë atë. Mbas disa viteve besoj, kur të bëj edhe pak përvojë”, ka deklaruar Cana, i cili aktualisht është duke ndjekur kursin për trajner në Tiranë.

Cana, i cili pas Euro 2016 është pensionuar nga Kombëtarja, aktualisht është pa klub pas ndarjes me ekipin francez, Nantes. Por, si duket kosovari ka vendosur që përfundimisht të largohet nga fusha e gjelbër.

“A do rikthehesh më të luash futboll? Nuk besoj, do shohim, se si ndjehem, a kam më dhimbje apo jo”, ka theksuar ish anëtari i PSG’së, Marseilles, Sunderlandit, Lazios dhe Galatasarayt. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...