Cana: Nuk ndalemi me kaq

PUBLIKUAR

Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana ka thënë se skuadra ka ende punë për të bërë në rrugëtimin drejt “Euro 2016”.

Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, ka qenë më i miri në mbrëmjen e së premtes në Kopenhagen. Madje ka pasur dhe një ndërhyrje decizive, ndërsa ka shmangur një gol të sigurtë të Danimarkës.

Ja dhe prononcimi i tij i dhënë për “Panorama Sport”:

“Realisht kemi zhvilluar ndeshje të mira dhe cilësore dhe kemi arritur këto rezultate pozitive, të cilat e lënë Shqipërinë të shpresojë që të jetë në Francë 2016″.

“Me një kundërshtar direkt një rezultat i tillë merr shumë vlera. Megjithatë ne nuk do të ndalemi këtu, por do të vazhdojmë t’i marrim ndeshjet një e nga një”.

“Pjesa e parë ka qenë nën kontrollin tonë. Kurse në të dytën ndryshoi ritmi i lojës në favor të kundërshtarit.
Kemi pasur dhe një rast shënimi shumë të mirë në fund. Megjithatë kemi luajtur mirë e duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës ndaj Portugalisë në Elbasan Arena”, tha Cana.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...