Cana nuk dorëzohet

PUBLIKUAR

Lorik Cana mendon se Kombëtarja shqiptare ende ka shpresa për t’u kualifikuar në fazën tjetër të Kampionatit Evropian nëse mposhtin Rumaninë. Katër skuadra më të mira të vendit të tretë në Grupe, do të kualifikohen në fazën tjetër të Euro 2016

Në një intervistë për Top Channel, kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka thënë se lojtarët do të japin gjithçka në fushë ndaj Rumanisë për të marrë fitoren e parë dhe historike.

Ai shpreson se kuqezinjtë do të jenë në mesin e atyre katër skuadrave që sigurojnë biletën nga vendi i tretë, por që fillimisht duhet ta mposhtin Rumaninë e pastaj të shpresojnë se do të jenë të mirë me statistika.

“Akoma kemi gjasa për të kaluar më tej. Me Rumaninë na duhet vetëm fitorja, nëse kemi pak fat edhe me vendin e tretë do të kualifikohemi”, deklaroi Cana.

Kujtojmë se kapiteni i Kombëtares nuk luajti ndaj Francës për shkak të kartonit të kuq që mori në ndeshjen debutuese ndaj Zvicrës, por do të jetë i gatshëm për sfidën e fundit.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...