Cana: Humbëm nga pakujdesia

PUBLIKUAR

Lorik Cana dhe Ermir Lenjani kanë pësuar humbje nga gjiganti francez Paris Saint Germain.

Nantes ishte duke udhëhequr me rezultat 1-0 pas pjesës së parë, ndërsa në fund të ndeshjes humbën 1-4.

Pas ndeshjes ka folur kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, duke thënë se pakujdesia në golin e parë të barazimit i kushtoi shtrenjtë skuadrës së tij.

“Pësuam gol nga një pakujdesi e jona në fillimin e pjesës së dytë dhe një gabim i tillë do të na ndëshkonte me çdo ekip. Barazimi e lejoi kundërshtarin të zhvillonte lojjën e zakonshme, duke na e vështirësuar punën”, tha Cana për mediat franceze në fund të ndeshjes.

Pas kësaj humbje Nantes ndodhet në pozitën e 17-të me 7 pikë të grumbulluara, por ka një ndeshje më pak nga skuadrat e tjera. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...