Cana flet për largimin e De Biasit dhe Kombëtaren

PUBLIKUAR

Lorik Cana, ish kapiteni i Kombëtares shqiptare, ka folur për largimin e mundshëm të Gianni De Biasit dhe për ambientin në Kombëtaren shqiptare pas humbjes nga Luksemburgu

 Gianni De Biasi pritet të largohet nga Kombëtarja shqiptar pas ndeshjes me Izraelin, e cila lyhet me 11 qershor. Lorik Cana thotë se kjo është në dorën e italianit, , i cili, nëse largohet, duhet të falënderohet për gjithçka ka bërë me ekipin gjatë këtyre viteve dhe t’i urohet “udhë e mbarë” kudo që ai të shkojë.

“Këto janë gjëra që duhet të vlerësohen nga personat, nga institucionet dhe nga vetë i pari trajneri. Nëse ai ka dëshirë të vazhdojë, trajneri është një person që ka dhënë shumë dhe ka mundësi të japë ende edhe shumë. Është në dorën e tij”, tha Cana.

“Por, nëse ka dëshirë dhe e ndjen që duhet të bëjë eksperienca të tjera, atëherë vetëm duhet falënderuar, t’i heqim kapelën dhe të ecim përpara”, u shpreh ish-kapiteni i përfaqësueses kuqezi, përcjell Express.

Cana nuk e bën dramë humbjen në Luksemburg, ndërsa ka besim maksimal te grupi për ndeshjen e 11 Qershorit në Izrael, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2018.

“Skuadra ka një ndeshje të dielën dhe është e rëndësishme të jetë mirë atje. Lojtarët e dinë shumë mirë çfarë duhet të bëjnë. Jemi një skuadër që sa i takon potencialit jemi në të njëjtin nivel me Izraelin apo edhe ndoshta më mirë. Duhet edhe pak fat”, tha ai.

“Nuk duhet të harrojmë që çdo ndeshje, çdo pikë, çdo fitore është e rëndësishme. Pavarësisht nëse kualifikohemi, pozicionohemi të dytët apo të tretët nuk ka rëndësi… E rëndësishme është që të bëjnë më të mirën dhe kam shumë besim te lojtarët të dielën”, shtoi Cana

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...