Cana: Do ta rrihja sërish tifozin, për të mbrojtur lojtarët e mi – flamuri ishte gjenial (Video)

PUBLIKUAR

cana-do-ta-rrihja-s-euml-rish-tifozin-p-euml-r-t-euml-mbrojtur-lojtar-euml-t-e-mi-video_hd

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka deklaruar në emisionin Rubikon në KTV, se ai do ta rrihte sërish tifozin serb, nëse do të paraqitej nevoja, për të mbrojtur bashklojtarët e tij shqiptarë.
Cana në emision ka shpjeguar ngjarjen në mënyrë kronologjike, teksa thotë se do të përsëriste një gjest të tillë.

“Xhaka dhe Lila shkuan për të marrë flamurin. Bekim Balaj e mori atë pasi Xhaka dhe Lila u sqaruan me lojtarët serb”.

“Në atë moment e pashë një karrikë duke fluturuar nga një tifoz i cili goditi bekimin. Unë gjithmonë kam pasur për detyrë që të mbroj bashklojtarët e mi. Bashkëkombasit e mi. Nuk munda të toleroj një gjë të tillë. Instinkti vepron normalisht aty dhe unë do të bëja këtë gjest edhe një herë po që se do të paraqitej nevoja”.

“Ne mbrojtëm vendin tonë. Flamurin tonë. Dhe unë mbrojta bashklojtarët”, ka deklaruar Cana në Rubikon.

Lorik Cana shtoi në emision se ideja për lansimin e flamurit ishte gjeniale dhe se ajo ka mundur të bëhet larg, e prandaj Shqipëria s’bën të dënohet.

“Ajo ide ishte gjeniale. Ka mundur të bëhet nga 5 ose 10 kilometra larg. Kombëtarja s’ka pse të dënohet për këtë”.

“Serbia me mentalitetin e vjetër e tensionoi ndeshjen. Mentaliteti i ulët e bën që për një flamur tifozët të lejohen të hyjnë në fushë, kjo është katastrofë çka ka ndodhë, por ne nuk jemi fajtorë për asgjë”, tha Cana.

Ai shtoi se serbët do të priten mirë, sepse kanuni shqiptar nuk e lejon që ata të priten keq, teksa thotë se sporti është ambasador i të mirës dhe duhet të jetë i tillë.

/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...

E duan Interi e Juventusi, por Liverpooli e ka një përgjigje për Alissonin

Thashethemet e ditëve të fundit për të ardhmen e pasigurt të Alisson Becker te...