Can flet për raportet që kishte me Guardiolan, lavdëron Kloppin

PUBLIKUAR

Mesfushori i Liverpoolit, Emre Can, ka folur për të kaluarën e tij dhe për raportet me Pep Guardiolan te Bayern Munichu.

Can në një intervistë për ‘Telegraph Sport’, ka thënë se Guardiola ishte i sinqertë me atë dhe ai është i lumtur që u largua pasi kështu iu qel rruga drejt suksesit të mëtutjeshëm.

“Guardiola ishte shumë i sinqertë. Ai më tha se nuk mund të më jep 20-30 ndeshje në sezon dhe si një lojtar i ri, duhet të tregoja se vlej”.

“Isha një lojtar i ri dhe për një lojtar të ri gjëja më e rëndësishme është të luajë sa më shumë dhe kështu u isha i detyruar të merrja një vendim”.

“Shumica e njerëzve menduan se kalimi te Leverkuseni ishte një hap pas në karrierën time, por mendoj se ishte e kundërta pasi atje mora minutat e nevojshëm në fushë. Natyrisht që nuk ishte e lehtë, sepse Leverkuseni nuk ishte një ekip shumë i madh, por unë besoja në vetvete”, ka thënë Can për kohën kur luante në Gjermani.

“Të gjithë e njohin Jurgen Klopp, ai është një trajner dhe njëri i madh po ashtu. Kam një marrëdhënie të mirë me atë, ne flasim shumë dhe jo sepse flasim gjuhën e njëjtë. Kam mësuar shumë nga ai dhe jam shumë i lumtur te Liverpooli”.

“Ndihem shumë mirë këtu, luaj në pozitën time dhe ndihem si në shtëpi. E di që duhet të përmirësohem ende, por besoj se kam bërë një hap para në karrierë që nga ardhja e Klopp”, ka thënë Can për fund. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...