Caktohet data e kthimit të Chiellinit

PUBLIKUAR

Giorgio Chiellini është diagnostikuar me lëndim të ligamentit të gjurit dhe do të mungojë 15 deri në 20 ditë.

Mbrojtësi i Juventusit ka pasur një sezon me lëndime të shumta dhe nuk ka luajtur një ndeshje të plotë që nga muaji janar.

“Giorgio Chiellini sot (e diel) iu nënshtrua skanimit me rezonancë magnetike që tregoi një dëmtim të lehtë në ligamentin medial të gjurit të djathtë”.

“Ai pritet t’i kthehet aksionit garues brenda 15 deri 20 ditë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zonja e Vjetër.

Juve e ka në dorë titullin e Serie A, ndërsa kthimi i Chiellinit do t’i shërbente për finalen e Kupës së Italisë ndaj Milanit që është caktuar për 21 maj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...