Cakolli: Papunësia shqetësimi kryesor i të rinjëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka kryer hulumtimin e dytë të opinionit publik në mesin e votuesve të rinj nga mosha 18 deri 22 vjeçare lidhur me sjelljet, qëndrimet dhe preferencat e tyre politike.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), tha se kan137 zgjedhur këtë grupmoshë se çdo katër vite i shtohen listës së votuesve janë mbi 100 mijë.

“Hulumtimi është zhvilluar nga 1200 të rinj nga e gjithë Kosova. Anketa ka qenë e përbërë në tri pjesë. Pyetësori ka përmbajtur rreth 50 pyetje, ndërkaq raporti përfundimtar dhe krahasimi me vitin e kaluar do të publikohen gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshëm”, tha Cakolli tah ai sot në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, të Radio Televizionit të Kosovës (RTK-së).

Sipas tij të rinjtë janë të interesuar më shumë për liberalizmin i vizave, shëndetësia. “Nga rezultatet që i kemi marr, tregon se problemet që të rinjtë i kanë nuk adresohen nga institucionet në Kosovë, qoftë në nivelin qendror e po ashtu edhe në nivelin qendror. Papunësia me 68.7%, liberalizimi i vizave me 61.9%, Shëndetësia me 57.1%, luftimi i korrupsionit me 50.2% dhe zhvillimi ekonomik 45%, paraqesin shqetësimet kryesore të të rinjve”, tha ai.

Cakolli ka bërë me dije se “13.7% e të anketuarve kanë deklaruar se Albin Kurti është politikan model për ata, i pasuar nga Ramush Haradinaj me 7.8%, Vjosa Osmani me 7.4%, Shpend Ahmeti me 7.3%, Hashim Thaçi me 7% dhe Kadri Veseli me 5.8%. Është edhe një numër tjetër i madh i personaliteteve që të rinjtë i kanë deklaruar, mirëpo në përqindje më të vogël”, ka bërë të ditur ai.

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...