Bytyqi: Ikja e mjekëve është emergjencë kombëtare (VIDEO)

PUBLIKUAR

Kardiokirurgu nga QKUK-ja, Leonard Bytyqi, ka thënë se është shqetësuese ikja e mjekëve nga Kosova.

Bytyqi potencoi se në repartin ku punon ka mungesë të lartë të anesteziologëve, dhe që të njëjtit janë të ngarkuar me shumë punë, njofton Klankosova.tv.

“Puna e ikjes së mjekëve është bërë evidente dhe është si me thënë emergjencë kombëtare. Sa i përket mungesës së anesteziologëve, ikjes së tyre prej Kosovës sidomos prej repartit në Kardiokirurgji i kem nëse nuk gaboj 5 anesteziologë dhe të cilët janë të mbingarkuar me punë dhe me kushte dhe me orare të stërzgjatura, për shkak se kanë edhe salla të tjera”, është shprehur Bytyqi në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ai theksoi se normalisht duhej të ishin në punë mbi 8 anesteziologë.

“Prandaj diku mbi 8 anesteziologë ish kanë ideale për m’i mbajt dy salla çdo ditë dhe eventualisht tri me urgjencë”.

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...