Adnan Januzaj do të kthehet Manchester Unitedi, pasi Borussia Dortmundi është pajtuar t’ia ndërpresë kontratën e huazimit.
20-vjeçari kaloi në Bundesliga në formë huazimi njëvjeçar, mirëpo ka luajtur vetëm 160 minuta në kampionatin gjerman.
Mungesa e lojës së shqiptarit, ka nxitur reagimin e Djajve të Kuq që duan ta kthejnë në Old Trafford para kohe.
Louis van Gaal ka nevojë ta fuqizojë fazën ofensive, ndërsa mediat britanike e kishin përshkruar Januzajn si shpëtimtarin e mundshëm të trajnerit holandez, i cili është nën presion të madh.
Pritet që zyrtarizimi i kthimit të mesfushorit te United të bëhet në ditët në vijim. /Telegrafi/


