Buzhala: Ambasadorja turke vizitoi edhe dy ministri, me kërkesë arrestimin tim

PUBLIKUAR

Gazetari Berat Buzhala deklaroi se lëvizjet e ambasadores turke në Kosovë kundër tij, nuk kanë të ndaluar.

Në deklarimin tij në kanalin e tretë të RTK-së, Buzhala tha se ka marrë informacione se ambasadorja turke, ka vizituar sot edhe dy ministri të tjera në Prishtinë, duke parashtruar kërkesën që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë masa ndaj tij.

“Kjo dëshmon edhe demonstrimin e arrogancës së ambasadores”, tha Buxhala në RTK3.

Ai deklaroi se ka simpati të jashtëzakonshme për popullin turk, për njohjen e shpejtë të pavarësisë së Kosovës nga Turqia dhe ndihmën që ky vend i ka dhënë Kosovës.

“Por kjo që po ndodhë ndaj meje dhe ndaj arrestimeve të gazetarëve në Turqi, më shumë shpreh  tërbimin e Erdoganit”, tha Buzhala, transmeton lajmi.net.

“ Edrdogan nuk mund të jetë mik yni nëse e shkel lirinë e mediave”.

Duke folur për mbështetjen që ka marrë pas kërkesës së ambasadores turke drejtuar MPJ-së së Kosovës për arrestimin  tij, gazetari Buzhala tha se nuk e ka  pritur gjithë këtë përkrahje.

“Nuk e kam merituar gjithë këtë mbështetje”, tha ai, duke shtuar se do të donte që këtë mbështetje dhe reagim ta kishte edhe nga politika kosovare dhe krerët e institucioneve të shtetit.

Megjithëkëtë, ai tha se do të vazhdojë me punë e tij dhe postimet e ndryshme në facebook.

Nga ana tjetër, lajmi.net gjatë tërë ditës është munduar sot të marrë një deklaratë nga Ambasada e Turqisë në Kosovë në lidhje me këtë çështje, por kjo ishte e pamundur. /lajmi.net

SHIKO MË SHUMË

Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës: Dorëheqje

Protestuesit kanë hedhur tymuese para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të...

Lladrovci vlerëson dorëheqjen e Drejtorit të Policisë Gazmend Hoxha

Pas dorëheqjes së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Ramiz Lladrovci ka theksuar...

Përparim Rama para se të hyjë në Prokurori: Detyra ime të ndërtoj kryeqytetin, e tyrja të shohin a po bëhet ligjshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në...