Buxhovi: Amerikanët nuk donin që Rugova të kishte në përgjegjësi luftën – jo rastësisht drejtues i delegacionit ishte zgjedhur Hashim Thaçi

PUBLIKUAR

Historiani dhe shkrimtari, Jusuf Buxhovi ka thënë se presidenti Ibrahim Rugova si komandant i Forcave të Armatosura, objektivisht do të duhej ta kishte në përgjegjësi luftën por sipas tij amerikanët nuk kanë dashur t’ia japin atë përgjegjësi.

Buxhovi deklaroi se është i bindur se amerikanët nuk kanë dashur t’ia japin atë përgjegjësi ish-presidnetit Ibrahim Rugova.

Ai vlerëson se SHBA-së u ka konvenuar që ta ketë edhe një lëvizje, rezistencë institucionale me parlament me zgjedhje të lira në mënyrë që t’i kenë dy karta në përdorim.

“Rugova ishte komandant i Forcave të Armatosuar, objektivisht do të duhej ta merrte atë përgjegjësi, por unë jam i bindur nga informacione që kam se amerikanët nuk kanë dashur t’ia japin atë përgjegjësi. Atyre iu ka konvenuar që ta kemi edhe një lëvizje, rezistencë institucionale me parlament me zgjedhje të lira në mënyrë që t’i ketë dy karta tani në përdorim”.

“Kartën institucionale që Milllosheviqit vazhdimisht ia hedhshin përpara që ne i kemi këta që po lypin paqe dhe nuk po të kundërshtojnë po tash e kemi edhe kartën e luftës, durimi po përfundon, tash është një formacion tjetër i cili në njëfarë mënyre ka hapur edhe një kapitull të ri edhe ajo u tregua edhe në Rambuje”, tha ai.

Tutje Buxhovi tha se jo rastësisht drejtues i delegacionit kosovar në Rambuje është zgjedhur Hashim Thaçi.

“Do të thotë që jo rastësisht drejtues i delegacionit u zgjodh Thaçi dhe u zgjedhë me insistimin e perëndimorëve sado që këtu tek ne flitet se ju duhej një krahë i luftës i cili do ë ishte bartës i një procesi dhe kështu unë e kuptoj edhe Rugovën, duhet ta shohim rolin e tij edhe në këtë dilemë, dilemën se a do ta ndjen linjën institucionale të jetë komandant i forcave dhe të vijë në konflikt ndoshta edhe me amerikanët apo të vazhdojë ashtu si vazhdoj”, tha Buxhovi në Tëvë1.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...