Buxheti i Komunës Lipjanit 311,422.66 euro më pak

PUBLIKUAR

Nën udhëheqjen e kryetarit të komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, Këshilli i Drejtorëve, sot ka mbajtur mbledhjen konsultative të së hënës.
Shefi i Ekzekutivit, Imri Ahmeti, ndër shumë çështje të tjera, tha se ekzekutimi i mjeteve nga ana e Thesarit e ka dëmtuar buxhetin e komunës së Lipjanit. Po ashtu, ai tha se ekzekutimi i mjeteve është pasojë e qeverisjes së kaluar.
“ 311,422.66 euro të ekzekutuara nga Thesari, e kanë dëmtuar rëndë buxhetin e komunës së Lipjanit, ky ekzekutim i dhunshëm nga Thesari është produkt i keqqeverisjes së kaluar”, ka thënë Ahmeti.
Kryetari Ahmeti, po ashtu në mbledhjen e KD, ka kërkuar shtim të intensitetit të punëve, veçanërisht projekteve të mbetura në gjysmë, njofton Komuna e Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...