Busquets vendos të largohet nga Barcelona, njoftimi zyrtar mund të bëhet sonte

PUBLIKUAR

Pas një karriere 18-vjeçare në klub, Sergio Busquets pritet të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni.

Mesfushori spanjoll raportohet se do të largohet si lojtar i lirë, pasi edhe i skadon kontrata me katalonasit, shkruan Gazeta Express.

Busquets ka qenë një “shërbëtor” i jashtëzakonshëm për Barcelonën dhe pavarësisht se ende konsiderohet si një lojtar i rëndësishëm nga Xavi, ai me sa duket ka marrë vendimin për t’u ndarë me klubin gjatë verës.

34-vjeçari thuhet se ka marrë një vendim përfundimtar gjatë ditëve të fundit dhe ka informuar zyrtarët e klubit se ai nuk do të vazhdojë qëndrimin.

Sipas gazetarit të “Relevo, Toni Juanmarti, lajmi për largimin e tij mund të bëhet i ditur që sonte.

Busquets, i cili është kapiteni i klubit, do të largohet nga Barcelona në një nivel të lartë. Ata janë në rrugë të sigurt për t’u shpallur kampionë në La Liga, teksa ndeshja e tij i fundit në “Camp Nou” ka të ngjarë të jetë edhe ajo e ngritjes së trofeut, më 28 maj. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...