Busquets vendos përfundimisht për t’u larguar nga Barcelona

PUBLIKUAR

Sergio Busquets raportohet se është duke e kaluar sezonin e fundit me Barcelonën.

Sipas “Mundo Deportivo”, mesfushori spanjoll ka vendosur përfundimisht të largohet pas përfundimit të këtij sezoni, transmeton Gazeta Express.

Busquets do të largohet si lojtar i lirë nga “Camp Nou” pasi në verën skadon edhe kontrata e tij.

34-vjeçari, i cili së fundmi u pensionua nga Kombëtarja e Spanjës, duket se po planifikon një jetë të re.

Kapiteni i katalunasve pritet t’i bashkohet klubit nga MLS, Inter Miami.

Sergio Busquets tash e një kohë të gjatë vlerësohet si një prej futbollistëve kryesorë te Barcelona.

Ai me ekipin e parë kishte debutuar në vitin 2008. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...