Pavarësisht kësaj situate, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, “rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Njoftimi i plotë i policisë:
ARMËMBAJTJE PA LEJE & DËMTIM APO ASGJASIM I PASURISË /Prishtinë 14.06.2022-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti si rezultat i dhunës në familje që kishte ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, e ka kanosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar (vëllain e bashkëshortes) duke e shkrepur një fishekë por pa pasoja ndërsa me një mjetë të fortë i ka dëmtuar edhe veturën. Si dëshmi materiale është sekuestruar një pistoletë me tre copë fishekë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon ë procedurë të rregullte.