Burri nga Skenderaj dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur në shtëpinë e tij, lirohet

PUBLIKUAR

Policia në Skenderaj ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se në shtëpinë e ti, ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur, raporton Express

Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Express mëson se viktima është e mitur.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit palët pas intervistimit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Dhunim”.

“DHUNIM-Skenderaj 01.11.2021 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në shtëpinë e tij kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia.

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...