Burri nga Gjilani i gjen 42 granata në rrugë, ndërhyjnë FSK-ja dhe KFOR-i

PUBLIKUAR

Një qytetar nga Gjilani ka raportuar në polici se derisa ka qenë duke punuar në hapjen e një rruge, ka hasur në disa mjete të dyshuara, të pashpërhtyera, raporton Express

Rasti ka ndodhur në fshatin Bresalc të Gjilanit, mesditën e së enjtes.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se njësitë përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë deminimin e gjishtej 42 granatave të gjetura nga qytetari.

“Fsh. Bresalc, Gjilan, 11.11.2021 – 15:25. Ankuesi mashkull kosovar  ka raportuar se përderisa ka qenë duke punuar në hapjen e një rruge ka hasur në disa mjete të dyshuara të pa shpërthyera. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Nga njësitë përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë deminimin e gjithsejtë 42 copë granata dore”, ka njoftuar policia./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...