Ai ka thënë se i janë grabitur çanta e krahut, ku kishte një pistoletë me leje, një telefon dhe 20 euro para kesh.
“GRABITJE | Prishtinë 18.12.2022 – 18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se një person i maskuar nga prapa e ka goditur në kokë me një mjet të fortë, ku edhe i është grabitur çanta e krahut, në të cilën kishte një pistoletë (me leje), një telefon mobil dhe 20 euro para kesh”, thuhet në raport.