Burra, a keni diçka për të thënë rreth deklaratave të Ambasadores?

PUBLIKUAR

Burra, a keni diçka për të thënë rreth deklaratave të Ambasadores?

Para se ta thotë në publik fjalinë më të qëlluar për të përshkruar ngërçin politik, ambasadorja e SHBA’së Tracey Ann Jacobson tregoi se një gjë të tillë ua ka thënë edhe zyrtarëve më të lartë të PDK’së dhe LAN. Por, duke pasur parasysh mungesën e dinjitetit të krerëve të partive, ata nuk reaguan ndaj deklaratës së diplomates. Sepse edhe nuk kanë çfarë të thonë.

Diplomatët perëndimorë në vend, kanë qëndruar larg përpjekjeve të partive politike kosovare për të ndërtuar institucionet e vendit. Por duket se edhe përfaqësuesit e Ambasadave janë lodhur me kryeneçësinë e partive kryesore në vend të cilët tash e 5 muaj po e mbajnë vendin në bllokadë për shkak të etjes së turpshme për pushtet./express/

Ndaj deklaratës direkte të Ambasadores Jacobson “Mos e dhini”, liderët e partive politike nuk kanë pasur kurajo të përgjigjen.

Dhe prej tyre edhe nuk pritet të thonë diçka, pasi edhe nuk kanë çfarë të thonë, sepse faji për bllokadën është i tyre.

SHIKO MË SHUMË

Vrasja që tronditi Kosovën/ I jepet lamtumira e fundit, Arlinda Zekajt

Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra...

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...